Hapësire reklamuese

Rajoni

5 diplomatë nesër në Kosovë, Kurti: S’di çfarë do kërkojnë, s’ka normalizim pa siguri

Shkruar nga Newsbomb
5 diplomatë nesër në Kosovë, Kurti: S’di

Pesë diplomatë të Bashkimit Europain dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nesër do të jenë për një vizitë në Kosovë, ku do diskutohet për dialogun me Kosovën.

Në lidhje me këtë takim ka folur edhe kryeministri Kurti, i cila tha se nuk e di se çfarë kërkojnë diplomatët dhe se çfarë do ofrojnë.

Ndër të tjera Kurti paralajmëroi se nuk mund të ketë kthim në normalitet nëse nuk do ketë siguri për Kosovën.

“Çka do të kërkojnë e çka do të ofrojnë e  marrim vesh nesër. Unë mund të them që nuk mund të kemi normalizim pa siguri dhe siguria e Kosovës duhet të jetë prioritet edhe për institucionet e shtetit edhe për popullin edhe shoqërinë.

Për këtë punojmë ditë e natë me krejt çfarë mundemi e dimë. Në dhjetorin e viti të kaluar i kishim tri javë 16 barrikada në veri. Me 26-29 maj të këtij viti patëm sulm mbi Policën, ushtër e KFOR-it dhe mbi ju gazetarë në veri. Me 14 qershor e patëm rrëmbim e tre policëve tanë në Leposaviq”, tha ai gjatë një vizite në Shtime.

Po ashtu edhe një herë ai është shprehur se duhet të vendosen sanksione ndaj Serbisë për sulmin terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese