Hapësire reklamuese

Aktualitet

5.300 metra katrorë në Karpen të Kavajës, Xhamia dhe Kadastra përplasen në gjykatë për mosdhënien e pronës (DETAJET E ÇËSHTJES)

Shkruar nga Newsbomb
5.300 metra katrorë në Karpen të Kavajës, Xhamia dhe

Komuniteti Mysliman mbërrin në Gjykatën e Lartë. Shkak është bërë mosnjohja nga ana e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për një tokë prej 5300 metra katrorë në zonën e Karpenit në Kavajë, raporton newsbomb.al.

Çështja është depozituar në gjykatën e lartë në fillim të prillit, pasi institucionet nuk kanë gjetur zgjidhjen për këtë pronë.

Agjencia e Trajtimit të Pronave nuk e ka njohur të drejtën e pronësisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Myftinia Kavajë për pjesën e tokës së pretenduar, por vetëm një pjesë të saj, raporton newsbomb.al.

Komuniteti Mysliman pretendon se ka një vendim të datës 19 dhjetor 2018 që I njeh të drejtën e pronës në Karpen të Kavajës. Por Kadastra, nuk i jep hipotekën për këtë truall, duke pretenduar se nuk është tokë e komunitetit në bazë të dokumenteve të administruara.

E ndërkohë, palët do të presin vendimin e gjykatës së lartë për të vendosur nëse zona prej 5300 metra katrorë në Karpen do të shfrytëzohet për qëllime turistike, apo do ti kalojë Myftinisë së Kavajës, raporton newsbomb.al.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.