Hapësire reklamuese

Politikë

5.000 m2 tokë në Gjilekën e lakmuar të jugut, leja për burrin e Xhaçkës "i hëngri kokën" Goros

Shkruar nga Newsbomb
5.000 m2 tokë në Gjilekën e lakmuar të jugut, leja për

Jorgo Goro, kryebashkiaku humbës i zgjedhjeve lokale të 14 Majit, por që vijonte të qëndronte në detyrë për shkak të arrestimit të Fredi Belerit, është arrestuar pasditen e kësaj të shtune me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Kafja e zezë që po konsumonte me miqtë e tij në një resort në zonën e bregdetit të Dhërmiut mbeti përgjysmë mbi tavolinë, kur oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit të shoqëruar nga Policia e Shtetit dhe një prokuror i gatshëm i SPAK, i komunikuan arrestin. Bëhet fjalë për një kallëzim të bërë nga Fredi Beleri për tjetërsimin dhe dhënien e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), dhënë ish deputetit socialist Artan Gaçi.

Bashkëshorti i Olta Xhaçkës kishte aplikuar kohë më parë për statusin e Investitorit Strategjik dhe e përfitoi atë, pasi paraqiti dokumentet e e kërkuara pranë autoriteteve shqiptare, për zhvillimin e një sipërfaqe toke në Gjilekë. Ekzaktësisht, 5512 m2 tokë në vijën e parë në bregun e detit.

“Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro ka konfirmuar duke nënshkruar plan vendosjen e ngastrës 36/36/1 pa marrë fare parasysh konfigurimin e saj në hartë në raport me kufijtë e shënuar në AMTP dhe pa e verifikuar në raport me ngastrën që i përputhej kësaj pasurie në hartën kadastrale 1:5000 mbi bazën e të cilës është kryer ndarja e tokës bujqësore në kooperativën Gjilek-Dhërmi”, thuhet në kallëzimin për Goron e Himarës.

Lakmia për këtë sipërfaqe në jugun e kërkuar nga të gjithë bëri që kryebashkiaku socialist që e drejtoi Himarën për disa vite ta mbyllë detyrën në qeli.

Kryebashkiaku i Himarës, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe ish-punonjësit e ZVRPP Vlorë në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të kundraligjshme  për tjetërsimin e 5512 m2 tokë në favor të të tretëve dhe mbi këtë pronë, pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga Artan Gaçi.

LEXO EDHE: Më urdhër të SPAK, arrestohet kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro

Ky i fundit është ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i politikanes Olta Xhaçka, e cila në kohën kur është depozituar kallëzimi në Prokurorinë e Posaçme njohur si SPAK, mbante detyrën e Ministres së Punëve të Jashtme. Paralelisht me kallëzimin, ndaj saj është dhe një padi në Gjykatën Kushtetuese, për shkak se opozita kërkon heqjen e imunitetit ndaj saj, pikërisht për pasurinë në Gjilekë që përfitoi burri i saj.

“Shtetasja Olta Xhaçka, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme, me mosveprimet e saj, duke mosdeklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitorët strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interesit nuk i takojnë. Kjo shtetase nëpërmjet investimit strategjik në një pronë të falsifikuar, ka përfituar të drejtën e përdorimit falas të pasurive shtetërore për të cilën shtetas të zakonshëm paguajnë detyrimet tatimore, etj”,  thuhet në kallëzimin e kryer nga Fredi Beleri.

LEXO EDHE: Ironia: Beleri dhe Goro, dy kryebashkiakët e Himarës do ndajnë “të njëjtën” qeli

Po ashtu, edhe trashëgimtarët e shtetasit Foto Mëhilli akuzohen se duke tjetërsuar një pasuri që rrjedh nga një vepër penale si ajo e falsifikimit, kanë kryer edhe veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim me investitorët strategjikë, shtetasin Artan Gaçi.

Në kushtet kur jemi përballë konsumit të disa veprave penale, Prokuroria e Posaçme vendosi të sekuestronte sipërfaqen e dyshuar të përfituar me dokumente të falsifikuara, 5512 m2 që i kishte kaluar në pronësi Artan Gaçit. Vetë ky i fundit, u pa të hynte në dyert e SPAK më datë 6 Tetor, pikërisht për këtë pronë në Gjilekë dhe lejen që ai kishte marrë për resort.

LEXO EDHE: Mediat greke jehonë arrestimit të Jorgo Goros

Lakmia e bashkëshortit të ish ministres për këtë pronë i kushtoi detyrën sot dhe Jorgo Goros, i cili me dënimin e Fredi Belerit pak ditë më parë, kishte shpresë se mund të rikandidohej nga Partia Socialiste për të drejtuar sërish Himarën. Por këtë të shtunë, rruga e tij drejt rizgjedhjes është vulosur përfundimisht, sepse më parë duhet të përballet me SPAK dhe akuzat që do i komunikohen pas 48/72 orësh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese