Tirana
clear sky
30.9 ° C
30.9 °
30.9 °
33 %
2.6kmh
3 %
Mër
31 °
Enj
30 °
Pre
32 °
Sht
30 °
Die
26 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

49 vjeçari nga kryeqyteti tregon si “sfidoi” Policinë, 30 vite lëvizi pa patentë dhe nuk u kap asnjëherë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ismail Krasniqi, një 49 vjeçar nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, thotë se i jep makinës që prej moshës 13 vjeçare. Për mediat vendase, ka thënë se për 30 vite ka udhëtuar më makinë pa patentë dhe asnjëherë nuk është ndaluar nga Policia.

Ai ka treguar për në T7 se për herë të parë është pajisur me leje të vozitjes këtë muaj. Thotë se ishin kushtet financiare që ia kanë pamundësuar ta marrë më herët patentë shoferin.

Ismail Krasniqi përgjatë dy dekadave të fundit thotë se ka punuar shumëçka, madje edhe taksist dhe fati duket se ka qenë në anën e tij.

“Kurrë asnjëherë nuk më ka dënua, asnjë dënim hiç asnjë s’e kam, as kurrë se kam dhanë…Hiç kurrë nuk më kanë ndalë, hiç nuk hi në tejkalim, kurrë nuk voziti palidhje, e mmbaj drejtimin tem”, ka deklaruar ai. Përveç që ka vozitur rrugëve të Kosovës, Krasniqi thotë se këtë e ka bërë edhe jashtë vendit, edhe atje pa patentë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img