Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

49 kg kokainë në kontejnerin me banane/ “Dorëzohet” prokuroria e Durrësit, SPAK merr në dorë dosjen e Çekajt

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë për dosjen në ngarkim të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt.

Dosja në fjalë është marrë për hetim nga  Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK.

Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit pritet të vendos ditën e sotme për masën ndaj Selim Çekaj, nëse ai do të vijojë të qëndrojë në qeli apo jo.

Çekaj, është  pronari i kompanisë së transportit të bananeve “Ecoalmax” ku u kapën 49 kilogramë kokainë më 2 prill 2021.

Selim Çekaj është babai i Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë së bananeve “Arbri Garden” që u kap 3 vite më parë në Maminas me 613 kg kokainë.

Kjo sasi e madhe droge ishte fshehur mes konteinerëve me banane, ndërkohë e njëjta skemë është ndjekur dhe këtë herë nga babai i tij, Selim Çekaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img