Tirana
overcast clouds
7 ° C
7 °
7 °
93 %
2.1kmh
90 %
Hën
19 °
Mar
15 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
E hënë, 12 Prill, 2021
spot_img

49 kg kokainë në konteinerin e ‘Ecoalmax’, zbardhet dëshmia e Selim Çekajt: Unë porosita banane në Ekuador, dhe banane prisja

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 72 vjeçarin Selim Çekaj, pronari i kompanisë së bananeve “Ecoalmax”, në konteinerin e së cilës u kapën 49 kg kokainë, kur ngarkesa mbërriti dy ditë më parë në Portin e qytetit bregdetar nga Ekuadori.

Togat e zeza të Durrësit kanë dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për babain e Arbër Çekaj, i cili po ashtu ndodhet në burg sepse në magazinën e tij u kapën 613 kg kokainë që sapo kishin mbërritur nga Ekuadori bashkë me ngarkesën me banane.

Selim Çekaj akuzohet për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Në sallën e gjykqit për caktimin e masës së sigurisë, 72 vjeçari ka thënë se ai është i pafajshëm, pasi në Ekuador ka porositur banane, dhe banane priste në Durrës.

“Nuk kam asnjë lidhje me drogën. Unë kam porositur banane dhe pres banane, nga ta di unë se me çfarë është kontejneri brenda. Nuk e ngarkova unë kontejnerin në Ekuador, përse duhet të kem përgjegjësi unë? Përgjegjësia ime do të ishte, nëse do merrja kontejnerin, do ta fusja në mjediset e kompanisë dhe do nxirja drogën.

Unë kontejnerin nuk e kam parë më sy deri në momentin që Policia ushtroi kontrollin. Nuk di çfarë të them, por nuk i pranoj akuzat dhe vetëshpallem i pafajshëm”, ka thënë ndër të tjera në dëshminë e tij 72-vjeçari, para togave të zeza të Durrësit.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img