Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Enj
26 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
27 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

48 orë në paraburgim, Prokuroria urdhëron ndalimin e Agim Ademit

Lajme të ngjashëm

Agim Ademi është ndaluar dhe do të qëndrojë në dhomat e paraburgimit për 48 orët e ardhshme.

Ky është lajmi që vjen nga Kosova teksa raportohet se kreu i Federatës së Futbollit Kosovar akuzohet për keqpërdorimin e besimit dhe shmangien nga tatimi.

Në një komunikate për mediet bëhet me dije se Prokuroria po bashkëpunon ngushtë me policinë teksa shkruhej:

“KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, 22 mars 2023– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së.

I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale”.

Më shumë