9 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ky është bilanci për 24 orët e fundit sa i përket situatës pandemike në Kosovë.
Përgjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 14 qytetarë të prekur me Covid-19, duke e çuar numrin e të shëruarve në total 105.200.
18 Qershor 2021:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
-Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.341 doza të vaksinës kundër COVID-19.
-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të vaksinës.
-Deri më sot 16.821 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
-Nga 1.694 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
-Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
-Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200.
-Në total numri i rasteve aktive është 179.