Hapësire reklamuese

Politikë

Rama parashikoi “non grata-n” që në 2019-ën, përgjigjet Berisha: S’kisha marrë mesazh nga askush! Unë mbrojta interesin e Kombit, Rama dhe Thaçi do bënin tradhëti kombëtare

Shkruar nga Newsbomb
Rama parashikoi “non grata-n” që në 2019-ën,

Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka folur për shpalljen e tij “non grata” nga SHBA. Në emisionin “Zonë e Lirë” u transmetua një video e vitit 2019, kur kryeministri Edi Rama e pyeste Berishën nëse mund të kalonte përtej oqeanit, duke parashikuar “non grata-n” e këtij të fundit.

I pyetur për këtë parashikim të Ramës, Berisha tha se nuk dinte asgjë dhe nuk kishte marrë asnjë mesazh, teksa shtoi se qeshi kur mori vesh se ishte vendosur në “listën e zezë” sepse akuzohej për konspiracion kundër SHBA-së për çështjen e kufijve të Kosovës.

Berisha akuzoi kryeministrin Rama dhe ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi se do të shisnin Kosovën, duke bërë tradhëti kombëtare. Ai tha se të gjitha kundërshtimet i bëri për interesin kombëtar, në mënyrë që kufijtë e Kosovës të mos ndryshonin.

“Nuk e dija, s’kisha marrë mesazh nga askush. Mora vesh se bëhej fjalë për “blacklistimin” tim se unë kisha bërë konspiracion kundër SHBA-vë për kufijtë. Qesha me veten time. Mendova edhe njëherë të sqaroj ligjin amerikan. Termi konspiracion përdoret për problemet e qytetarëve me jashtë. Unë mbrojta një pikëpamje të interesit kombëtar, të cilës i besoja 100%. Unë e dija mirë se ai proces për shkak të tradhtisë kombëtare të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, mori dhenë dhe arriti në nivele shumë të larta edhe në administratën e SHBA. U përqafua edhe nga miqtë e mi, pasi lobimi ishte i stërfuqishëm.

Kanë lobuar jo vetëm te diplomatët. Unë e dija këtë, e dija që kundërshtimi im që u bë pikënisje për fillimin e kundërshtimeve, u prit me zemërim të thellë, për të mos thënë urrejtje. Unë e kisha për interesin kombëtar të kombit tim. Unë të pranoja pazaret që bënte Rama me Thaçin dhe Baton Stanishiqin në shërbim të Vuçiçit. Në 2018, Vuçiç, që është një kriminel lufte, shkoi në 3 mitingje në Kosovë dhe u tha serbëve se Millosheviçi ishte politikan i madh”, tha Berisha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll