Hapësire reklamuese

Politikë

45 vjet nga vrasja e poetëve, Basha: Vepra e Gencit dhe Vilsonit, thirrje për intelektualët dhe gazetarët e trysnuar

Shkruar nga Newsbomb
45 vjet nga vrasja e poetëve, Basha: Vepra e Gencit dhe Vilsonit, thirrje

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar sot 45 vjetorin e vrasjes së dy poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, duke u shprehur se vepra e tyre është një thirrje e gjallë për të gjithë.

“Genci dhe Vilsoni paguan me jetët e tyre guximin për të sfiduar një diktaturë që mbahej në këmbë nga heshtja, frika dhe dhuna, e si të gjitha diktaturat fundin e gjejnë kur qytetarët, falë shembujve të njerëzve të lirë si dy poetët martirë, mposhtin frikën”, shkruan Basha.

Postimi i plotë:

45 vjet më parë diktatura komuniste ekzekutoi Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin, dy poetë, që me forcën e fjalës së tyre lëkundën shpirtrat e padorëzuar ndaj të keqes dhe frikësuan regjimin e egër, sepse ndrydhja e përditshme, vuajtjet dhe izolimi, nuk e përkulte krijimtarinë dhe lirinë e poetëve, që nuk i këndonin pushtetit por realitetit të hidhur të diktaturës.

Genci dhe Vilsoni paguan me jetët e tyre guximin për të sfiduar një diktaturë që mbahej në këmbë nga heshtja, frika dhe dhuna, e si të gjitha diktaturat fundin e gjejnë kur qytetarët, falë shembujve të njerëzve të lirë si dy poetët martirë, mposhtin frikën.

Ndaj dhe jetët dhe vepra e Gencit dhe Vilsonit janë një thirrje ende e gjallë për të gjithë ne, sidomos kur shohim që intelektualët trysnohen, gazetarët “riedukohen” dhe modelet e të shkuarës komuniste riciklohen, na takon të gjithë ne të qëndrojmë dhe të luftojmë për lirinë, për shpresën, për të ardhmen.

Mirënjohje përjetë Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës! I pavdekshëm qoftë kujtimi i tyre!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu