45 vjet nga Akti Final i Helsinkit, Meta: Tendencat autoritare nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve, duhet të bëhemi më të ndërgjegjshëm

Publikuar tek: politike, më 17:47 01-08-2020 45 vjet nga Akti Final i Helsinkit, Meta: Tendencat autoritare nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve, duhet të bëhemi më të ndërgjegjshëm Nënshkrimi i Aktit Final të Helsinkit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka kujtuar 45-vjetorin e nënshrkimit të Aktit Final të Helsinkit.

Përmes një shënimi në facebook, Meta thotë se dekalogu Dekalogu i Helsinkit ndihmoi në fundin e Luftës së Ftohtë dhe çlirimin e Europës Lindore nga totalitarizmi komunist.

Sipas Kreut të Shtetit, ky jubile i rëndësishëm, duhet të na bëjë më të ndërgjegjshëm.

"Me marrjen e Kryesisë së Radhës së OSBE-së, Shqipëria ka detyrimin dhe përgjegjësinë që të udhëheqë me shembullin e saj në respektimin e parimeve të Helsinkit, veçanërisht në fushën e forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe zgjedhjeve të lira dhe konkurruese në vend", shkruan ndër të tjera Meta.

Shënimi i plotë i Presidentit Meta

Dita e sotme shënon 45-vjetorin e nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit. Duke sanksionuar parimin e respektimit të lirive themelore dhe të drejtave të njeriut në themel të marrëdhënieve ndërshtetërore, Dekalogu i Helsinkit ndihmoi në fundin e Luftës së Ftohtë dhe çlirimin e Europës Lindore nga totalitarizmi komunist.

Parimet e Aktit Final janë po aq të rëndësishme edhe sot, veçanërisht në kushtet kur parimet demokratike dhe liritë themelore në shumë vende të hapësirës së OSBE-së, kërcënohen nga qeverisje që shfaqin tendenca autoritare që nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve.

Ky jubile i rëndësishëm, duhet të na bëjë më të ndërgjegjshëm se, liritë dhe të drejtat e njeriut nuk mund të merren si të mirëqëna e të paprekshme. Për mbrojtjen të tyre duhen përpjekje e vigjilencë e përhershme.

Nëse asokohe Shqipëria komuniste ishte i vetmi vend europian që e denoncoi procesin e Helsinkit, ky përvjetor e gjen vendin tonë në krye të punëve të OSBE-së.

Me marrjen e Kryesisë së Radhës së OSBE-së, Shqipëria ka detyrimin dhe përgjegjësinë që të udhëheqë me shembullin e saj në respektimin e parimeve të Helsinkit, veçanërisht në fushën e forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe zgjedhjeve të lira dhe konkurruese në vend.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011106967926025
array(1) { ["section"]=> string(144) "45-vjet-nga-akti-final-i-helsinkit-meta-tendencat-autoritare-nuk-i-sherbejne-interesave-te-qytetareve-duhet-te-behemi-me-te-ndergjegjshem-215744" }