Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në zonën e Nea Ionia në qytetin e Volos në Greqi.
Mediat greke raportojnë se shqiptari është gjetur i vdekur në banesë nga të afërmit dy ditë më parë.
45-vjeçari shqiptar nuk i është përgjigjur telefonatave të miqve të cilët kanë qenë të shqetësuar dhe pasi kanë mbërritur në shtëpinë e tij, e kanë gjetur të vdekur.
Trupi i viktimës është dërguar për autopsi në mjekësinë ligjore, për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tij.
Sondazh
Poll