Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Berisha “non-grata”, Aleksandër Çipa: Goditje politike, më e madhja në këto 30 vite…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti Aleksandër Çipa ka kometuar vendimin e DASH, i cili shpalli “non-grata” ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha.

Ai u shpreh se kjo është një çështje politike që do të trajtohet nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri.

Më pas Çipa renditi disa efekte të këtij vendimi ku theksoi se rikthen dhe njëherë besueshmërinë tek ajo ç’ka është premtuar zyrtarisht nga përfaqësuesit e lartë të SHBA, pra “goditjen e peshqve të mëdhenj”.  

“Kjo lë të nënkuptohet se është një çështje që do të trajtohet nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri. Ajo që është shumë e rëndësishme për t’u komentuar ka të bëjë me përmbajtjen politike të këti vendimi dhe akuze të bërë nga Sekretari amerikan i Shtetit. Së pari ne e dimë shumë mirë që Berisha dhe pse e ka mbyllur ambicien për të qenë një kryesues politik në jetën politike të vendit, ai është një njeri që ndikon dhe vepron mbi vendimarrjet politike të një pjesë të partetizmit tonë përmes ndikimit, hijes. Së dyti është një denoncim politik që ka efekte mbi partnerët e tij, në periudhën kur ka qeverisur vendin, por dhe partnerët politikë në spektrin e së djathtës dhe jo vetëm. Efekti i tretë, është se rikthen dhe njëherë besueshmërinë tek ajo ç’ka është premtuar zyrtarisht nga përfaqësuesit e lartë dhe përfaqësuesit rezidentë të SHBA në Shqipëri për goditjen e peshqve të mëdhenj. Ky është një rast i goditjeve politike”, tha analisti Çipa.

I pyetur nëse Berisha duhet të futet në atë pjesë që ka thënë ish-ambasadoiri Donald Lu “peshk i madh”, Çipa tha se nga pikëpamja e perceptimit kjo është një goditje e një peshku të madh.

“Në pikëpamjen e procedimit juridik është herët ta themi, se nuk ka një proces të nisur zyrtarisht, nuk dimë se çfarë ndodh në aulat e hetimeve. Por në pikëpamjen e perceptimit, po kjo është një goditje e një peshku të madh, ndoshta më të madhin që ka pas historia politike e Shqipërisë në 30 vitet e fundit”, u shpreh Çipa.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img