Hapësire reklamuese

Aktualitet

44 vite më parë Nënë Tereza fitoi çmimin Nobel për Paqe

Shkruar nga Newsbomb
44 vite më parë Nënë Tereza fitoi çmimin Nobel

Sot më 10 dhjetor kujtojmë 44-vjetorin e dorëzimit të Çmimit Nobel për Paqe Nënë Terezës, e cila u nderua me këtë Çmim më 17 tetor të vitit 1979, nga Juria ndërkombëtare e Akademisë së Shkencave të Suedisë.

Më 10  dhjetor bë 1979 në Oslo nobelistja shqiptare Ganxhe Bojaxhiu, Shën Nënë Tereza mori Çmimin Nobel për Paqe nga Presidenti i Komitetit Nobel për Paqe të asaj kohe.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur zakonisht si Nënë Tereza e Kalkutës ishte një murgeshë dhe misionare katolike indiane me prejardhje shqiptare. U lind në Shkup, asokohe qendra e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Jetoi në vendlindje për tetëmbëdhjetë vjet, më pas u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete. Ato ofrojnë shtëpi për njerëzit që janë duke vdekur nga HIV/AIDS, lebra dhe tuberkulozi; ato ofrojnë ushqime, klinika të lëvizshme, programe këshilluese për fëmijët dhe familjet, jetimore, dhe shkolla. Anëtarët duhet t’i përmbahen betimit të "dëlirësisë, varfërisë dhe bindjes", si dhe një kusht të katërt, për të dhënë "shërbime falas e me gjithë zemër për më të varfërit e të varfërve".

Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese