Hapësire reklamuese

Politikë

Dash Shehi i bindur për fitoren: Besimi juaj nuk do shpërdorohet, do i shërbej ndershmërisht të gjithë shqiptarëve

Shkruar nga Newsbomb
Dash Shehi i bindur për fitoren: Besimi juaj nuk do shpërdorohet, do i

Kandidati i koalicionit PD-AN, Dashamir Shehi, në një postim në rrjetet sociale është shprehur i bindjen për fitoren e opozitës.

AI shkruan se besimi i qytetarëve nuk do të shpërdorohet, ndërsa shton se do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve, pavarësisht nëse e kanë votuar apo jo opozitën.

“Vëllezër e motra,

ju falenderoj për votimin në të gjithë Shqipërinë. Ju falenderoj që votuat me qetësi dhe mençuri. Falenderoj veçanërisht, votuesit e qarkut të Tiranës, të cilët përveç votës për opozitën, dhanë votën dhe për numrin 13! Të jeni të sigurt që besimi juaj nuk do të shpërdorohet por do t’ju shërbejë ndershmërisht jo vetëm ju që votuat për ndryshimin, por të gjithë shqiptarëve sepse unë besoj në vullnetin e lirë demokratik të qytetarëve tanë.

Ju falenderoj dhe uroj një natë të mire”, shkruan Shehi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll