Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

430 kg kokainë nga Mali i Zi në Fier, reagon Abazoviç: U koordinuam mirë me shqiptarët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar për megaoperacionin antidrogë të koduar “Konsistenca” ku në pranga ranë 10 persona.

Ai tha se konfiskimi i 430 kilogramëve kokainë në Fier është bërë i mundur në bazë të konstatimeve dhe kontrolleve që janë bërë në Mal të Zi.

“Në korrik kam njoftuar kryeministrin, prokurorinë dhe policinë se fshihej një ngarkesë e dyshimtë, ishte kokainë dhe kërkoi një analizë të posaçme. Më pas u vendos bashkërisht që të kryhej një ngarkesë e kontrolluar. U vendos që prokuroria të marrë masat e veta, të informojë Shqipërinë”, u tha ai mediave vendase.

Abazoviç shtoi se nuk janë të sigurt ende se e kujt është ngarkesa dhe dinë vetëm disa të dhëna operacionale nga Shqipëria, por ka theksuar se autoritetet e të dyja vendeve po hetojnë.

Sipas tij, Mali i Zi “ka zbuluar në mënyrë jashtëzakonisht profesionale dhe se policia shqiptare sapo ka shkuar në vendngjarje dje, ka pritur njerëz dhe ka bërë arrestime dhe konfiskim mallrash”.

Mbrëmjen e djeshme u kapën reth 430 kg kokainë, në një operacion të SPAK në fshatin Frakull e Madhe të Fierit. Droga ishte tretur në thasë me pleh kimik, me një ngarkesë totale 24 ton bashkë me kokainën që do veçohej në një laborator në Shqipëri.

Të arrestuar janë dhe katër të rinj me precedentë të mëparshëm penalë. Ata janë ndaluar në Rrugën e Arbrit me një makinë Range Rover, duke ardhur në drejtim të Fierit, në vendin ku u gjet sasia e drogës. Më poshtë, janë Bledar Matoshi e Klajdi Vrioni (Kodra).

Ndërkohë, Policia e Shtetit, e cila sot ka marrë vlerësime maksimale nga drejtuesi i SPAK Arben Kraja dhe prokurori i kësaj strukture që ndoqi hetimet, Adnan Xholi publikoi edhe pamjet nga ajri, ku shihet momenti kur efektivët dhe hetuesit kanë mbërritur në shtëpinë në Frakull si dhe momenti kur ndalohen katër të rinjtë në Rrugën e Arbrit.

Më shumë


spot_img









spot_img