Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

42 vjeçari në Sarandë rreh gruan dhe e kërcënon me thikë, Policia vepron në kohë dhe parandalon konfliktin

Shkruar nga Newsbomb
42 vjeçari në Sarandë rreh gruan dhe e kërcënon me

Një konflikt në familje që mund të kishte përfunduar në rrethana të tjera, është parandaluar nga Policia në Sarandë. Në pranga ka rënë një 42 vjeçar që dhunonte bashkëshorten dhe po e kërcënonte atë me thikë.

"Shërbimet e Policisë Sarandë, pasi kanë marrë njoftimin se në lagjen nr. 2, Sarandë, një person po ushtronte dhunë mbi bashkëshorten dhe po e kanoste atë me thikë, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., 42 vjeç, banues në Sarandë dhe sekuestrimi i thikës me të cilën ai kanosi bashkëshorten", njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll