Hapësire reklamuese

Aktualitet

42 vite në shërbim të pacientëve, mjeku i djegie-palstikës Gjergji Belba

Shkruar nga Newsbomb
42 vite në shërbim të pacientëve, mjeku i

Gjergji Belba është një prej mjekëve të nderuar që nuk e kanë braktisur vendin dhe prej dekadash vazhdojnë ta ushtrojnë profesionin në Shqipëri. Vetë profesor Belba ka ka 42 vjet që shërben në shërbimin e Djegie-Plastikës.

Ministrja Ogerta Manastirliun ndan foton e mjekut dhe e konsideron atë si "një aset i çmuar i mjekësisë shqiptare." Ajo thotë se mjeku Gjergji Belba u ka ofruar pacientëve jo vetëm trajtim me profesionalizëm, por edhe mbështetje psiko-emocionale.

"Një jetë në shërbimin e Djegie-Plastikës, prof. Gjergji Belba është shembull i profesionalizmit, përkushtimit dhe punës së palodhur.

Me qetësinë, durimin dhe komunikimin shembullor, prof. Gjergji e ka gjithnjë një fjalë të mirë për pacientët, duke i ofruar jo vetëm trajtim me profesionalizëm, por edhe mbështetje psiko-emocionale.

Me një eksperiencë të vyer në formimin e brezave të rinj të studentëve dhe 42 vite në shërbim të pacientëve, prof. Gjergji Belba është një aset i çmuar i mjekësisë shqiptare", shkruan ministrja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu