Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

42 kg heroinë me vlerë 800,000 euro, në kufirin greko-turk, dënohen përjetë 6 anëtarët e grupit, dy janë shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

6 anëtarë të një grupi që merrej me trafikimin e drogës, janë dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata në Greqi. Mësohet se dy prej anëtarëve të këtij grupi janë shqiptarë.

Rasti u zbulua nga policia e Komotini, pas një operacioni në Shtator 2019, ku u arrestuan 4 bullgarë dhe 2 shqiptarë, të moshës 31 deri 55 vjeç, në Selanik. Në këtë operacion u kapën 42 kg heroinë e cila nëse do të dilte në treg do të kapte vlerën e 800,000 eurove.

Sipas mediave greke, droga dyshohet se ishte importuar nga kufiri greko-turk dhe vlerësohet të ketë qenë me origjinë bullgare. Identiteti i anëtarëve të këtij grupi nuk bëhet me dije.

Hetimi policor zbuloi se grupi kishte për qëllim shitjen e drogës në Athinë. Shumica e të akuzuarve e mohuan akuzën, por nuk i bindën gjykatësit e Gjykatës Penale të Selanikut që i shpallën ata fajtorë pa njohur rrethanat lehtësuese, duke dhënë vednimin për secilin prej tyre me burgim të përjetshëm.

Screenshot_3.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll