Hapësire reklamuese

Aktualitet

4,000 euro personi/ Turku kapet në Qafë Thanë me 4 emigrantë të paligjshëm, u kishte premtuar kalim në vendet e BE

Shkruar nga Newsbomb
4,000 euro personi/ Turku kapet në Qafë Thanë me 4 emigrantë

Një 49 vjeçar nga Turqia është arrestuar nga Policia Kufitare në Qafë Thanë, pasi në kamionin e tij kishte fshehur 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve u kishte marrë nga 4,000 euro personi dhe u kishte premtuar kalim në vendet e Bashkimit Europian.

"Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut, kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm në vijën e dytë dhe në skaner, mjetin tip kamion të markës “Daf”, me drejtues shtetasin M. T., 49 vjeç, banues në Stamboll, Turqi. Në pjesën e brendshme të trailerit të kamionit, u gjetën 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 4000 euro personi, 49-vjeçari iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Veprimet e mëtejshme u kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. T., për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, njofton Policia e Korçës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për hetime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu