Hapësire reklamuese

Aktualitet

“400 ton drogë te Kalaja e Lezhës", policia nis menjëherë kontrollin në zonë

Shkruar nga Newsbomb

Fill pas një postimi të ish-kryeministrit Sali Berisha, se pranë Kalasë së Lezhës, në ish zonën industriale ndodhen të fshehura 400 ton drogë, policia ka nisur menjëherë kontrollin në zonë.

Sipas Berishës, droga është e fshehur në një magazinë në pronësi të ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, dhe ruhet nga policë dhe persona të armatosur.

Edhe gjatë ditës së djeshme, kreu i PD-së, Lulzim Basha, denoncoi një magazinë me 100 ton kanabis në Durrës, ndërsa policia nisi sot kontrollin po në atë zonë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu