Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
34 %
1kmh
0 %
Hën
0 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

400 mijë paund për ta liruar 30-vjeçarin, Policia bashkëpunon me Britaninë: Lihet i lirë i riu, arrestohen 7 shqiptarë në Angli

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Shtetit ka dhënë informacion në lidhje me një ngjarje të ndodhur në Britani, ku një 30-vjeçar shqiptar ishte marrë peng nga disa persona të tjerë.

Policia njofton se në bashkëpunim me Policinë britanike është bërë i mundur lirimi i 30-vjeçarit dhe arrestimi i 7 shqiptarëve, persona me rekorde kriminale.

Shqiptarët kishin marrë beng bashkëkombasin e tyre dhe i këkronin familjes 400 mijë paund në këmbim të lirimit të tij.

Thuhet se shqipari është torturuar në mënyrë brutale, ndërsa videot me tortura i dërgoheshin familjarëve të tij. Sipas mediave britanike autorët kanë thënë se do ta ekzekutonin në fund të javës, pasi përfundonte afati i dorëzimit të parave, por në atë kohë, policia britanike ka organizuar një operacion duke arritur ta shpëtojë.

30-vjeçari që ishte marrëpeng tashmë ndodhet i sigurtë pranë autoriteteve policore britanike.

Njoftimi i policisë së Shtetit:

Finalizohet një tjetër operacion policor ndërkombëtar, për lirimin e një personi të marrë peng nga disa persona të tjerë.

Operacioni policor i koduar “Pengu”, u zhvillua nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Metropolitan Police dhe asistencën e NCA-së Britanike.

Shkëmbimi në kohë i informacionit bëri të mundur gjetjen dhe lirimin e 30-vjeçarit nga Shqipëria, i cili ishte marrë peng në Angli, nga shtetas shqiptarë te evidentuar si persona me rekorde kriminale ne Angli.

Policia britanike ka vënë në pranga 7 shtetas shqiptarë  dhe vijon operacioni për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë marrë informacion se  një 30-vjeçar shqiptar, ishte marrë peng në Angli nga persona, me aktivitet kriminal, të cilët kërkonin 400 mijë paund në këmbim të lirimit të tij.

Policia e Shtetit shkëmbeu  menjëherë me Policinë Britanike, informacionin e marrë, falë të cilit, Policia britanike zhvilloi operacionin policor të koduar “Pengu”.

Në kuadër të operacionit u bë e mundur gjetja dhe lirimi i personit të marrë peng, i cili tashmë ndodhet i sigurtë pranë autoriteteve policore britanike.

Po në kuadër të operacionit u vunë në pranga 7 shtetas shqiptarë që kishin marrë peng 30-vjeçarin.

Operacioni është në vijim dhe për këtë arsye nuk bëhen publike të dhënat e personit të marrë peng dhe të personave të arrestuar, deri në përfundim të operacionit.

Finalizimi i këtij operacioni është rezultat i bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Autoriteteve Ligjzbatuese Britanike.

Më shumë


spot_img









spot_img