Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

400 mije euro kokainë në makinë, shqiptari s’pranon se droga është e tija

Shkruar nga Newsbomb
400 mije euro kokainë në makinë, shqiptari s’pranon se

Një shqiptar ka rënë në pragat e policisë, pasi është kapur me një sasi kokainë në makinë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se shqiptari është ndaluar në autostradën A16 ne Holandë, ku policia gjatë kontrollit të makinës ka parë një saldim në makinë, ku më pas ka gjetur edhe drogën me vlerë prej 400 mijë euro.

Sipas oficerëve Klodjan B, ka pranuar se droga është e tij, por më pas ka refuzuar gjithçka në gjykatë.

Ai tha se nuk kishte thënë asnjë. “Unë mezi flas shqip, lëre më anglisht ose holandisht. As nuk e di se çfarë kishte në makinë, sepse makina nuk ishte e imja”, tha shqiptari para togave të zeza.

Mediat e huaja raportojnë se kjo ishte e vërtetë pasi makina është e regjistruar në emër të një gruaje.

"Ndonjëherë kam huazuar makinën për të lëvizur miqtë shqiptarë ose kur isha duke kërkuar punë," tha 33 vjeçari.

Mirëpo prokuroria ka zbuluar se Klodjan B., nuk është i pafajshëm dhe se ai e dinte për kokainën. Avokati i B. gjithashtu tregon pafajësinë e klientit të tij, duke përdorur një deklaratë nga një banor vendas, i cili deklaroi se makina shpesh ishte huazuar.  

Gjykatësi do të vendosë më 13 shtator në lidhje me masën e sigurisë që do t’i jepet shqiptarit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll