Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

400 kg kokainë në Kosovë, dalin EMRAT e të arrestuarve, Artan Hoxha: Ishte e pastër si kristali, e kalon 92%. Destinacion kishte…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mediat kosovare kanë publikuar emrat e tre prej shtatë të arrestuarve sot në Kosovë në operacionin e sekuestrimit të 400 kg kokainë në Lipjan.

Të arrestuarit janë Izet Sheqiri, Enver Belegu dhe Bajram Maliqi. Ndërkohë për këtë ngjarje ka foldur dhe gazetari Artan Hoxha, duke theksuar se ai mall ishte tepër cilësor dhe e kalonte pastërtinë 92%.

“Kjo drogë e kalon pastërtinë e 92%, që është ndër pastërtitë më të mëdha të kokainës. Nuk do të ishte e mundur që ajo sasi të hidhej në treg ashtu. Pra nëse janë konfiskuar 400 kg kokainë të tillë, në treg do të hidhej trefishi i saj. Kjo pastërti e kokainës i lejon trafikantët ta zbusin drogën dhe ta bëjnë të absorbueshme për klientët, pasi pastërtia aq e madhe rrezikon jetën e përdoruesve të saj. Për fat të keq tashmë është provuar se territori i Kosovës po kthehet në një bazë operacionale të grupeve kriminale që merren me narkotrafikun” tha ai në “Debat Plus”.

Hoxha thotë se kjo sasi e drogës nuk ishte e destinuar për tregun e  Kosovës e as për atë të Shqipërisë. “Kjo drogë ishte destinuar për treguan e pasur të Bashkimit Evropian”, tha Hoxha.

Artan Hoxha paralajmëroi arrestime në Shqipëri për dosjen. “Sigurisht që priten arrestime. Mos mendoni se kur vjen një ngarkesë e madhe, bosi do të shkojë te kamioni, ai e ndjek nga larg, pasi në të kundërt do të kapej. Në rastin konkret u goditën personat që shkuan të merrnin produktin”.

Kokaina kishte hyrë nëpërmjet Portit të Durrësit, dhe destinacioni i fundit ishte Lipjani, aty ku ndodhet depoja e kompanisë “MC Foods”. Kamioni i përket kësaj kompanie, aksionerë të së cilës janë dy persona, Izet Sheqiri nga Kosova dhe Bledar Habili nga Shqipëria (të arrestuar), ndërsa zyrat qëndrore kjo kompani i ka në Kavajë. Të dy këta biznesmenë e kanë filluar bashkëpunimin nëntorin e kaluar, ku Sheqiri ka 60% të aksioneve dhe Halilaj 40% të tyre. Sipas QKR-së, veprimtaria e këtij biznesi është kryesisht tregtimi me shumicë e pakicë dhe transporti i artikujve të ndryshëmushqimorë dhe industrial.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img