Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

400 fidanë kanabis gati për t’u mbjellë, arrestohet 57-vjeçari, e pëson edhe kryeplaku i fshatit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

16b1b5e08fda96dfa0eb6efb2ed8a788

Policia e Vlores ka vënë në pranga një 57 vjeçar i akuzuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e policisë në fshatin Treblovë të Selenicës, kanë konstatuar pranë një përroi rreth 400 fidanë të dyshuara si kanabis, gati për t’u kultivuar.

Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale K.V., 57 vjeç.

Ndërkohë po hetohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Treblovë të Selenicës, pasi dyshohet se nuk ka përmbushur detyrat për kontrollin e territorit.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike

– Goditet një tentativë për kultivim të bimëve narkotike

– Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit

Ne vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e policisë në fshatin Treblovë të Selenicës, kanë konstatuar pranë një përroi rreth 400 fidanë të dyshuara si kanabis, gati për t’u kultivuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin K.V., 57 vjeç i dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

U procedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit, shtetasi B.M., 61 vjeç, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se nuk ka përmbushur detyrat për kontrollin e territorit.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img