Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

40-vjetori i Tragjedisë së Fekenit, Meta: Ngjarje e paharruar në historinë e FA, dëshmi e sakrificës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a421cb02692aad2e9c998c73b968f719

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar ditën e sotme 40-vjetorin e Tragjedisë së Fekenit, ku humbën jetën 11 pedagogëve dhe studentëve të ish-Shkollës së Lartë së Bashkuar të Oficerëve.

Më anë të një postimi në rrjetet sociale Meta shkruan se ndarja e tyre nga jeta në mënyrë tragjike, më 6 shkurt 1981, për shkak të katastrofës natyrore të ndodhur gjatë stërvitjes dimërore, tronditi rëndë opinionin publik të kohës, për t’u përkujtuar si ngjarje e paharruar në historinë e Forcave tona të Armatosura, dëshmi e sakrificës sublime dhe e ndjenjave më të pastra vetëmohuese, të trimërisë dhe guximit, të efektivëve nën uniformë.

Postimi i plotë i Metës

Në 40-vjetorin e Tragjedisë së Fekenit, rënies në krye të detyrës së 11 pedagogëve dhe studentëve të ish-Shkollës së Lartë së Bashkuar të Oficerëve, nderojmë sot me respektin më të lartë, kujtimin e Dëshmorëve të paharruar: Komandant Batalioni Dushan Shametaj, Inspektor Planizimi Çlirim Pulaj, Pedagog Nikollaq Bero dhe studentëve Bilbil Pashaj, Aleko Gjoni, Qemal Lika, Besnik Shehu, Pëllumb Rrapo, Ilir Gramatiko, Nexhip Çopa dhe Bujar Ago.

Ndarja e tyre nga jeta në mënyrë tragjike, më 6 shkurt 1981, për shkak të katastrofës natyrore të ndodhur gjatë stërvitjes dimërore, tronditi rëndë opinionin publik të kohës, për t’u përkujtuar si ngjarje e paharruar në historinë e Forcave tona të Armatosura, dëshmi e sakrificës sublime dhe e ndjenjave më të pastra vetëmohuese, të trimërisë dhe guximit, të efektivëve nën uniformë.

Mendimet e mia janë sot me familjarët e Heronjve dhe me ish-ushtarakët e plagosur, të cilët fatmirësisht i mbijetuan tragjedisë për të mbetur dëshmitarë të gjallë të saj.

Mirënjohje të gjithë efektivëve të Forcave të Armatosura, të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për shpëtimin e sa më shumë jetëve, në atë fatkeqësi të madhe.

Më shumë

spot_img
spot_img