Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

40 vjeçarja me aftësi të veçanta në mes të katër rrugëve, apel për ndihmë  

spot_img

Lajme të ngjashëm

078c1e1fe1ff82fb55b089b1d5672baf

Kjo është Lindita Balliu nga fshati Brret i malësisë së Krujës, dhe prej disa kohësh e larguar nga banesa. 40 vjeçaren e gjetëm pranë rrugës së vjetër nacionale në afërsi të Mamurrasit, me disa rroba në një çantë, bukë dhe ushqime.

E pyetëm atë përse ishte në rrugë, ndërsa ajo është me aftësi ndryshe, dhe me sa ka folur bëri me dije se ajo ndodhet prej disa ditësh larg banesës. Shkaqet sipas saj janë se e sulmojnë njerëz të ndryshëm, por kjo duket e pabesueshme, pasi largimi nga banesa nuk është rasti i parë.

Disa kohë më parë ish- kryetari i fshatit, Muharrem Kulla apeloi për rehabilitimin e tërë familjes së Xhemal Balliut, për shkak se janë që të gjithë me aftësi ndryshe dhe asnjë nga institucionet nuk po e largojnë këtë familje në qendër sociale.

Të tillë janë dy prindërit, ndërsa vëllai i ka humbur jetën disa vite më pare dhe 40 vjeçarja Lindita ka lindur tre fëmijë nga këta dy jetojnë në një qendër sociale.

E tillë është situata e kësaj zonje nga Brreti i Krujës, e larguar prej kohësh nga banesa, kalon ditën dhe netët në qiell të hapur, duke rrezikur dhe jetën e saj, ndërsa asnjë institucion nuk kujdeset për rehabilitimin e familjes dhe shoqërimin e saj në banesë nga strukturat e policisë.

thas.jpg

grua.jpg

Më shumë

spot_img