Hapësire reklamuese

Aktualitet

40-vjeçari nuk heq dorë nga vesi, i dështon vjedhja e lokalit në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
40-vjeçari nuk heq dorë nga vesi, i dështon vjedhja e lokalit

Një 40-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se ka tentuar të kryejë vjedhje në një lokal, në rrugën “Pjetër Bogdani” në Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije se 40-vjeçari përveç vjedhjes së dështuar dje, rezulton të jetë autor i dyshuar i 4 ngjarjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit, në dy lokale dhe dy banesa, ku janë vjedhur shuma të ndryshme parash.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma parash të dyshuara të vjedhura dhe mjete (pinca, kaçavida dhe sende të tjera) që autori përdorte gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Gjithashtu mësohet se në të kaluarën 40-vjeçari është dënuar në Gjermani për tentativë vjedhjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi Policisë

Tiranë/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Përsëritësi”.

Tentoi të vidhte në një lokal, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari, i dënuar më parë në Gjermani, për të njëjtën vepër penale.

Zbardhen dhe dokumentohen 4 vjedhje të tjera të kryera nga ky shtetas, gjatë muajve të fundit.

Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të vjedhura dhe mjete (pinca, kaçavida dhe sende të tjera) që autori i përdorte gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizur dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”.

Si rezultat u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. M., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, ditën e djeshme, është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një lokal, në rrugën "Pjetër Bogdani".

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i 4 ngjarjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit, në dy lokale dhe dy banesa, ku janë vjedhur shuma të ndryshme parash.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma parash të dyshuara të vjedhura dhe mjete (pinca, kaçavida dhe sende të tjera) që autori përdorte gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese