Tirana
light rain
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
5.1kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

40 vite në shërbim, Gledis Nano i akordon stemën e Policisë inspektorit Ndue Gjoni

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano, duke njohur dhe vlerësuar të gjitha etapat e punës dhe të zhvillimit të Policisë ndër vite, i akordon për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë katër dekadave, Certifikatën për Shërbime të Dalluara dhe stemën e Policisë, inspektorit Ndue Gjoni, me rastin e daljes në pension.      

Organizimi i ceremonisë ishte një surprizë për Ndue Gjonin. Ajo u zhvillua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, ku Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano i ka dorëzuar Certifikatën për Shërbime të Dalluara dhe stemën e Policisë, inspektorit Ndue Gjoni, në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për kontributin e tij gjatë katër dekadave në Policinë e Shtetit, në shërbim të qytetarëve.   

Në fjalën e tij, mes të tjerash, Nano u shpreh: “Unë të përgëzoj dhe të shpreh mirënjohjen, në emër të Policisë së Shtetit, ty dhe nëpërmjet teje, të gjithë punonjësve të Policisë që janë të përkushtuar dhe krijojnë modele frymëzimi e shembulli për t’u ndjekur nga brezat e rinj në Polici. Të vlerësosh ata që kontribuojnë, sakrifikojnë e nderojnë organizatën e Policisë, duke i shërbyer me dinjitet qytetarëve, është më minimalja që duhet të bëjmë”.

Ndërsa Ndue Gjoni u shpreh: “Falënderoj Drejtorin e Përgjithshëm Gledis Nano, për vlerësimin. Për mua nuk ka qenë e lehtë, pasi puna në Policinë e Shtetit kërkon përkushtim, devotshmëri, sinqeritet dhe durim, por me ndihmën e kolegëve dhe të drejtuesve, kemi arritur t’i realizojmë të gjitha detyrat”.  

E pranishme në ceremoni edhe bashkëshortja e inspektorit Ndue Gjoni, e cila shprehu mirënjohje për vlerësimin që iu bë bashkëshortit të saj, për përkushtimin dhe sakrificat e tij gjatë katër dekadave në Policinë e Shtetit.

Ndër të tjera, kjo ceremoni ishte një gjest vlerësimi dhe një mesazh inkurajimi për të gjithë punonjësit e Policisë, anembanë vendit, atyre të karrierës, por edhe brezit të ri, për të punuar me përkushtim e ndershmëri që detyrën ta kthejnë në mision, në interes të vendit, qytetarëve  dhe të emblemës që ata përfaqësojnë.

Më shumë




spot_img








spot_img