Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

“40 milion euro prona”, reagon Arben Ndoka: Prokuroria mund të sekuestrojë edhe detin Adriatik, por unë s’kam asnjë metër tokë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputeti Arben Ndoka ka reaguar pas lajmit se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar 40 milion euro pasuri të tijat, në kuadër të hetimeve për “Dosjen 339”.

Ndoka mohon të ketë në pronësi pasuri të tilla dhe thotë se akuzat janë hiperbolizuar. Ai thotë se prokuroria “s’ka shans” të konstatojë prona apo firma të falsifikuara që kanë të bëjnë me të.

Reagimi i plotë:

Shpesh herë viteve të fundit që pas angazhimit tim në politikë, akuzat ndaj meje hiperbolizohen.

Nuk e di ku janë këto prona që më paskan konfiskuar mua, kur unë nuk kam asnjë metër tokë askund.

Pse nuk e dokumentoni me fakte atëherë meqënëse me papërgjegjshmërinë më të madhe postoni lajme të tilla mediokre? Prokuroria mund të sekuestrojë dhe detin Adriatik, por unë nuk kam asnjë metër tokë të sekuestruar e as të pa sekuestruar. S’ka shans as prokuroria, as portalet, as oficerët gjyqësor profesionist të konstatojnë prona apo firma të falsifikuara që kanë të bëjnë me mua. Akuzat ndaj meje dhe arrestimi im dihet ku e ka bazën..!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img