
Ish-deputeti Arben Ndoka ka reaguar ashpër pas lajmit se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar 40 milion euro pasuri të tijat, në kuadër të hetimeve për "Dosjen 339".
Teksa e mohoi një gjë të tillë, Ndoka në një koment të tij ka sulmuar ashpër Fahri Balliun dhe gazetarin Robert Rakipllari.
Duke i cilësuar gazetarët dembela, pa intelekt pa asnjë talent pasi sipas tij nuk lexojnë dokumentacionin përkatës kur shkruajnë artikull, ish deputeti i referohet edhe deklaratës së Balliut. Ky i fundit tha se "janë sekuestruar 300 mijë m2 tokë nga prokuroria". Ndoka e mohon një gjë të tillë. "Ti Fahri e din shumë mirë qe une nuk kam asnjë meter tokë askund, pasi shokët e tu te kanë informuar mire për ketë", shprehet ish deputeti.
Ndërkaq, më tej ai i kthehet ashpër edhe Robert Rakipllarit, i cili e ka akzuuar për blerje votash.
"Nuk ka shanc të kesh qofte dhe një përgjim qe më implikon mua në ato gjerë qe ju i keni bërë vetë", shprehet Ndoka duke e cilëuar edhe gazetar gjobvënës.
Reagimi i plotë:
Pseudo-gazetare dembela, pa intelekt pa asnje talent , pa vlera njerezore, nuk e marrin mundimin te kerkojne dokumentacionin perkates ne lidhje me artikujt qe bejne dhe akuzat qe ngrene. Madje as logjiken se vene ne pune , pasi nuk duket ta kene nje te tillle. Fahri Balliu tha se jane sekuestruar 300 mije m2 toke nga prokuroria. Mbase e ka Fahriu nje prone te tille, aq te madhe sa i bie te filloje ne Shengjin dhe te mbaroje ne Mal te Zi.
Ti Fahri e din shume mire qe une nuk kam asnje meter toke askund, pasi shoket e tu te kane informuar mire per kete.
Kete siperfaqe kaq te madhe doni te ma jepni me pahir ju?! Doni te me beni me toke patjeter?! A keni turp qe leshoni deklarata te tilla?! Apo po mos te kem toke, nuk e coni dot ne fund misionin qe keni marre persiper?! Meqenese ju keni akses te prokuroret, pse nuk ju japin pergjimet e telefonit tim per dy vite, por aludoni e spekulloni ashtu sic keni ju deshire? Eshte dhe nje pseudo -gazetar e pseudo-kryeredaktor me emrin Rakipllari i cili flet me aq bindje per blerje votash nga ana ime gjoja, sikur te kete patur nje pjestar te familjes se tij me mua gjate fushatave qe kam bere une ne Lezhe. Pse nuk i merr pergjimet meqenese dhe ti ke akses zoti Rakipllari? Nuk ka shanc te kesh qofte dhe nje pergjim qe me implikon mua ne ato gjera qe ju i keni bere vete.
Keto gazetare gjobvenes, kerkojne shifra te konsiderueshme parash ne lidhje me publikimin e lajmeve qofshin spekulative apo jo.
Jane bere papritur analiste te gjithe dhe eksperte te gjithckaje. Jane bere police, hetues, prokurore, avokate, politikane, jane bere gjithcka, ama gjithcka e se keqes . Baltosin ku te munden dhe sa te munden nga fantazite e tyre te mendjeve te vogla per te shpifur. Jane hajdute dhe fatkeqesi per vendin, gazetarine, per individin keto pseudo-gazetare.