Hapësire reklamuese

Social Bomb

40 ditë në luftë me Covid-in në spital, i moshuari shkodran shkon pranë familjes

Shkruar nga Newsbomb

Një 76-vjeçar i cili ishte prekur nga Covid-19 dhe prej 40 ditësh ndodhej në spital, më në fund është shëruar dhe është dërguar pranë familjes.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila përmes një shënimi në facebook, thotë se i moshuari ishte prej më shumë se një muaji në luftë me virusin famkeq, por në fund ia ka dalë.

Ministrja ka publikuar dhe një foto, ku shihen mjekët që në ambulancë i shtrirë i moshuari, tashmë i shëruar dhe më në fund i aftë të qendrojë pranë të dashurve të tij.

og.jpg

Shënimi i Manastirliut

Pas 40 ditësh të vështira në spital në luftë me virusin e rrezikshëm, 76-vjeçari nga Shkodra u rikthye sot pranë familjes, pasi e ka mundur sëmundjen, falë punës së palodhur dhe përkushtimit të stafit mjekësor. Mos e ulni vigjilencën të zbatojmë rregullat.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll