Hapësire reklamuese


Bota

4-vjeçari bie nga kati i shtatë, i ati tenton ta shpëtojë, por rrëzohet vetë

Shkruar nga Newsbomb
4-vjeçari bie nga kati i shtatë, i ati tenton ta shpëtojë,

Një djalë 4-vjeçar është rrëzuar nga ballkoni i katit të shtatë, dhe i ati në përpjekje për ta kapur, ka rënë bashkë duke ndërruar jetë.

Tragjedi ndodhi në Palermo në prag të Krishtlindjeve, në një pallat në Via Ausonia, në shtëpinë ku familja kishte përjetuar edhe dramën e vdekjes së nënës së fëmijës, e cila ndërroi jetë para kohe.

38-vjeçar ishte inxhinier në Universitetin e Palermos dhe kishte humbur gruan e tij pak më shumë se një vit më parë. Ai vdiq pak pasi mbërriti në spital, megjithatë djali u shpëtua për mrekulli pas ansjë lëndim serioz dhe ndodhet i shtruar në spitalin "Cervello".

Ai është vigjilent dhe kërkon vazhdimisht të atin, thonë në spital.

Vijojnë hetimet për rindërtimin e dinamikës së ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese