Presidenti Ilir Meta kujton sot 4 vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar, Dritëro Agolli. Ai shkruan se Dritëroi iu mungon sot të gjithëve.
“Dritëroi ynë i madh dhe i paharruar dritëron përjetë në çdo varg, libër, mesazh e këshillë të mençur, që na la trashëgim të gjithëve.
Me rrënjët e thella në popull, shprehës i fuqishëm i shpirtit të shqiptarit të thjeshtë, të ndershëm, punëtor e patriot, Dritëroi do të jetë gjithmonë pranë nesh me idetë e tij të vyera në letërsi, art dhe politikë.
Shumë mall për ty mik i shtrenjtë, që na mungon kaq shumë”, shkruan Presidenti Meta dhe ndan videon e mëposhtme.
Sondazh
Poll