Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

4 të vrarë dhe 2 të plagosur në Velipojë, Policia arreston pas një jave dy mjekët e Ushtarakut: Operuan nipin e Ferracakëve për 4 milionë lekë (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një kirurg dhe një anestezist në Spitalin e Traumës në Tiranë, janë arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi kanë marrë rryshfet për të operuar 17 vjeçarin Elmedin Dyli, i cili mbeti i plagosur në masakrën e Velipojës një javë më parë.

Referuar njoftimit zyrtar, u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasve: Serdi Memini 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë dhe Ervin Sulaj 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë.

Elmedin Dyli është nipi i Hasan Ferracakut, i cili mbeti i plagosur gjatë përplasjes me armë, ndërsa vëllai i tij Kujtim Ferracaku mbeti i vdekur.

Ndalimi i tyre u bë për arsye se në ambientet e një qendre spitalore në Tiranë, pas një operacioni mjekësor që kirurgu Serdi Memini dhe anestezisti Ervin Sulaj i kanë bërë shtetasit Elmedin Dyli, i plagosur mbrëmjen e datës 27 qershor në Velipojë, i ati i pacientit, shtetasi Fatbardh Dyli dyshohet se iu ka dhënë të dy mjekëve një sasi parash për kryerjen e operacionit.

Pas kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Shkodër.

Kujtojmë se, katër persona mbetën të vrarë dhe dy të plagosur, një javë më parë në Velipojë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Pronarët e dy hoteleve, Fantazia dhe Gocaj, u konfliktuan fizikisht dhe me armë me njëri-tjetrin për shezlongët.

Të vdekur mbetën: Kujtim Ferracaku, Xhovano Gocaj, Edmond Gocaj dhe Myzerim Zeneli. Të plagosur: Hasan Ferracaku dhe Elmedin Tyli.

LEXO EDHE: Tronditet Shkodra/ “Luftë” pas mesnate në Velipojë, 4 të VRARË dhe 2 të plagosur

Lexo edhe: Sherri në Velipojë nisi për shezlongët, të vrarë pronarët dhe një punonjës 20 vjeçar (EMRAT)

Më shumë

spot_img
spot_img