Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

4 të shoqëruar për ekzekutimin e 35 vjeçarit në Vlorë, Policia gjen një kallashnikov brenda makinës së braktisur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4 persona janë shoëruar nga Policia e Vlorës për ekzekutimin e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin bregdetar, shkruan newsbomb.al. I vdekur mbeti 35 vjeçari Shkëlzen Velaj, vëllai i Ardi Velajt.

Ardi Velaj është vrarë më  7 prill të 2015-ës, në lagjen “Çole” të qytetit të Vlorës në atë që sot quhet masakra e Çoles. Të vdekur gjithashtu mbetën dhe Hasan Rakipi Albi Limaj.

Ngjarja e rëndë e mbrëmjes së djeshme ka ndodhur në lagjen “24 Maj”të qytetit bregdetar, teksa viktima priste të hynte në shtëpi. Gjatë rrugës, ai ka vënë re se një makinë e ndiqte nga pas. Menjëherë ka shtuar shpejtësinë dhe kur ka mbërritur në pallatin e tij, e ka lënë makinën të ndezur në rrugë.

Teksa priste të hapej ashensori dhe të shkonte në shtëpi në apartamentin e tij në katin e pestë të pallatit, përballë tij ka dalë një person i armatosur me kallashnikov dhe ka hapur zjarr me breshëri, shkruan newsbomb.al. Fatkeqësisht, Shkëlzen Velaj 35 vjeç ka mbetur i vdekur në vend.

Familjarët e kanë dërguar të riun në spital por ai nuk ka mundur të jetojë si pasojë e plagëve të marra, për shkak se gati i gjithë krehëri i kallashnikovit është shkrehur mbi të. Ndërkohë, autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Policia e Vlorës ka gjetur një makinë të djegur tip “BMW”në periferi të qytetit, në fshatin Risili, pranë Babicës. Nga kqyrja e mjetit nga grupi i hetimit, brenda saj është gjetur një armë zjarri kallashnikov, e dyshuar si e përdorur në krimin e orëve të vona të mbrëmjes së djeshme.

Më shumë

spot_img
spot_img