Hapësire reklamuese

Aktualitet

4 të arrestuar për 35 kg drogë, Policia operacion në Shkodër, zbulohen parcela me hashash (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
4 të arrestuar për 35 kg drogë, Policia operacion në

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës ditën e sotme në kuadër të një operacioni antidrogë i koduar "Ullishtja". Në total janë konstatuar tre raste prodhimi dhe kultivimi droge dhe janë sekuestruar 35 kg hashash.

Në pranga kanë rënë shtëtasit: Aleksander Makaj, Zef Ndrekolli, Gjelosh Ndrekolli dhe Zef Dodani.

Nga shërbimet e Policisë Shkodër, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Ulishtja”, në kuadër të të cilit u goditën tre raste të kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike e konkretisht:

-Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M, 51 vjeç, banues në Fshatin Mosel, Reç, Njësia Administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, pasi gjatë kontrollit në afërsi të banesës së tij janë gjetur të kultivuara bimë narkotike si dhe në afërsi të banesës së këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar edhe 30 kilogramë cannabis sativa dhe një sasi fishekësh luftarak.

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  Z.D., 60 vjeç, banues në fshatin Naraç, Bashkia Vau i Dejës, pasi në ullishten e tij u konstatuan  të kultivuara një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike cannabis sativa.

-Po në kuadër të operacionit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve  Z. N., 28 vjeç  dhe Gj. N., 35 vjeç, pasi  gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë, Policia gjeti dhe sekuestroi 5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu po në fshatin “Gimaj” Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër, në vendin e quajtur pylli poshtë “Majës së Boshit”, u konstatuan të kultivuara një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike, ku dyshohet se këta shtetas janë autorë të kultivimit të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu