Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
47 %
2.6kmh
20 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
E diel, 2 Tetor, 2022

4 të arrestuar në Fier e Lushnje për prostitucion, vjedhje e dhunë

spot_img

Lajme të ngjashëm

4 shtetas të shpallur në kërkim janë kapur gjatë ditës së djeshme nga Strukturat Vendore të Policisë Fier. Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Vladimir Nebiaj 60 vjeç, 28 vjecari Majus Malko, 44 vjecari Ilir Deda dhe 32 vjecarja E.H.

I pari nga këta është arrëstuar për veprën penale “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Ai duke qënë instructor autoshkolle, ka ushtruar ndikim të paligjshëm të punonjësit e Drejtorisë së Tranportit Rrugor Fier, për paisjen e personave të ndryshëm me leje drejtimi.

32 vjecaria, E.H. është kapur pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Fier, ka urdhëruar ndalimin e saj për veprën penale “Prostitucion”, ndërsa 28 vjeçari Marjus Malko është arrëstuar për vjedhje. Ai në bashkëpunim me dy shtetasë të tjerë, kanë vjedhur një magazinë në zonën e Drizës, ndërkohë që Gjykata e Apelit Vlorë e ka denuar që në datën 21.05.2015 me 1 vit e 6 muaj burg.

Në Lushnje është ndaluar 44 vjecari Ilir Deda, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me vendimin e datës 17.12.2015 e ka dënuar me 2 muaj e 20 ditë burg për kundërshtim i punonjësit të policisë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img