Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

4 shqiptarët humbën jetën pasi ranë nga skelat, identifikohet një nga viktimat

Shkruar nga Newsbomb
4 shqiptarët humbën jetën pasi ranë nga skelat,

Një ngjarje tragjike u shënua pak ditë më parë në Hamburg të Gjermanisë, ku u shemb një skelë dhe për pasojë humbën jetën 4 shqiptarë.

Fillimisht mediat gjermane raportuan se nuk bëhej fjalë për shqiptarë, por për Bullgarë, ndërsa më pas tha viktimat ishin me origjinë shqiptare, por me dokumenta bullgare.

E teksa kanë kaluar 36 orë nga ngjajra, është identifikuar edhe vikitma e parë, i cili quhet Albert Zorba, 31 vjeç nga Elbasani. 4 punëtorë u vranë dhe u varrosën nga pjesët e shembura. Për shkak se personi i katërt ishte varrosur në fund të boshtit, kjo e bëri gjetjen e trupit të vështirë.

Bazuar në gjetjet fillestare, shkak mund të jetë bërë skela që nuk ishte vendosur siç duhet dhe, sipas informacionit të BILD, rreth 80 blloqe betoni (secila me peshë rreth 20 kilogramë) ishin ruajtur në të për t’u instaluar më vonë. Dyshohet se materialet e ndërtimit ishin ruajtur atje në mënyrë jo të duhur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese