Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

4 milionë lekë për të ulur dënimin, SPAK kërkon 4 vite burg për gjyqtaren e Elbasanit

Shkruar nga Newsbomb
4 milionë lekë për të ulur dënimin, SPAK kërkon 4

Gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka rrezikon të dënohet me 4 vite burg. Hetimet janë mbyllur dhe Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me burg, pasi ajo u arrestua bashkë me katër persona të tjerë, teksa do merrte 4 milionë lekë të vjetra për t'i ulur vitet një të dënuari.

Vyshka u arrestua më 22 korrik 2022, me avokatin mbrojtës Ilir Pashaj dhe Taulant Ramollari, Xhulio Musa e Andrea Tirana. Megjithatë, gjyqtarja ka pranuar gjykimin e shkurtuar dhe nëse shpallet fajtore, i ulet 1/3 e dënimit dhe duhet të vuajë në qeli 2.6 vite.

Fakti penal i hetuar, lidhet me një rast të korrupsionit aktiv/pasiv në sistemin e drejtësisë (në qytetin e Elbasanit), ku persona të interesuar/familjarë të një shtetasi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare me qëllim favorizimin në caktimin e masës së dënimit.

Bëhet fjalë për një pagesë prej 4 milionë lekësh të vjetra, që këta shtetas po e diskutonin mes tyre, dhe do t'ja jepnin gjyqtares së çështjes, zonjës Zamira Vyshka. Hetimet kanë përfunduar dhe në paraqitjen e prtencës, SPAK ka kërkuar që Vyshka të dnëohet me 2.6 vite burg.

Pas analizimit të provave të grumbulluara në kuadër të këtij procedimi penal dhe përfundimit të hetimeve Prokuroria e Posaçme, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesë për dërgimin e çështjes për gjykim në ngarkim të të pandehurve:

Zamira Vyshka, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Ilir Pashaj (avokat), Taulant Ramollari dhe Xhulio Musaj të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal,

Andrea Tirana i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Lexo edhe: 400 mijë lekë për uljen e dënimit të një të burgosuri, GJKKO kalon për gjykim dosjen e gjyqtares së Elbasanit dhe avokatit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed