Hapësire reklamuese

Aktualitet

4 krerët e lartë të BE-së kërkesë vendeve anëtare: Hapni negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Krerët e lartë të BE-së Jean Claude Juncker, Donald Tusk, David Sassoli dhe Ursula von der Leyen u dërguan një propozim zyrtar 28 vendeve anëtare të BE-së për të votuar unanimisht hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në letrën e firmosur u theksohet këtyre shteteve se hapja e bisedimeve janë test për premtimet e zgjerimit të BE-së.

Letra e kreut të PE-së, kryekomisionerit në largim dhe pasueses së tij, kreut të KE-së drejtuar vendeve anëtare për hapjen e bisedimeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut:

Të dashur kolegë,
Qershorin e kaluar, ne pranuam të merrnim një vendim të qartë dhe thelbësor për të hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut jo më larg se tetori i 2019.

Bashkimi Europian dallohet për vendimet strategjike. Nëse BE-ja vendos tani të hapë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë një test për të garantuar premtimet e tij dhe të shikojë përpara.

Bota jonë po përjeton ndryshime të shpejta. Nëse detyra e BE-së është të garantojë rolin e tij ndërkombëtar dhe të mbrojë interesat e veta, marrja e hapit drejt integrimit të këtyre vendeve që kanë shprehur interesin e tyre dhe kanë përmbushur kërkesat për nisjen e negociatave, kjo do të ndihmojë në përmbushjen e këtij synimi.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë kryer atë çfarë ne kemi kërkuar. Arritja e këtij rezultati kërkoi përpjekje të mëdha nga qytetarët e këtyre vendeve, për të cilët BE-ja ka një burim motivimi dhe vendosmërie.

Nuk ka garanci për sukses. Duhet një punë e madhe për të kryer reformat. Anëtarësimi nuk bëhet brenda natës. Dhe të dyja këto vende janë të ndërgjegjshme për këtë gjë. Paralelisht, bashkëpunimi me BE-në duhet të thellohet në mënyrë që të eci me proçesin e zgjerimit në interesin përbashkët të qytetarëve të këtyre vendeve kandidate.

Besojmë se tani është momenti i duhur për të hapur negociatat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese