Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Sht
33 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

4 Korrik 1776, SHBA feston sot Ditën e Pavarësisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Amerika feston sot 4 korrikun, Dita e Pavarësisë. Në vitin 1776, delegatët nga 13 kolonitë e Shteteve të Bashkuara miratuan “Deklaratën e Pavarësisë”, duke njoftuar shkëputjen nga Britania.

Kjo ditë është festë federale në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1941 dhe tradicionalisht është një ditë kur amerikanët festojnë me fishekzjarre, parada, koncerte dhe piknikë.

SHBA festojnë sot 245 vjetorin e Pavarëisë.

Më 2 korrik 1776, Kongresi Kontinental votoi në favor të pavarësisë. Dy ditë më vonë, delegatët nga 13 kolonitë amerikane miratuan Deklaratën e Pavarësisë, të hartuar nga Thomas Jefferson.

Rebelimi i Shteteve të Bashkuara kundër britanikëve kishte filluar një vit më parë, më 1775 dhe vazhdoi derisa Shtetet e Bashkuara dhe Britania nënshkruan Traktatin e Parisit në vitin 1783, i cili zyrtarisht njohu pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më shumë

spot_img
spot_img