Hapësire reklamuese

Politikë

4 gra dhe 9 fëmijë riatdhesohen nga Siria, Çuçi i pret në aeroport: Operacionet do të vijojnë

Shkruar nga Newsbomb
4 gra dhe 9 fëmijë riatdhesohen nga Siria, Çuçi i pret

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka folur në lidhje me operacionin, ku u riatdhesuan 13 shqiptarë nga kampet në Siri.

Bëhet e dije se u riatdhesuan ra dhe 9 fëmijë ndërmjet moshës 6 e 16 vjeç, të cilët kanë mbërritur në aeroportin  “Adem Jashari” të Prishtinës.

Operacioni i riatdhesimit të shtetasve shqiptarë nga ish zonat e konfliktit në Siri dhe Irak u krye në kuadër të një bashkëpunimi dypalësh Shqipëri-Kosovë dhe me mbështetjen e partnerëve të SHBA-ve nëpërmjet edhe koordinimit me selitë e tyre diplomatike në Prishtinë dhe Tiranë.

“Ky është operacioni i katërt që zhvillojmë. Gjithsej bëhen 43 gra dhe fëmijë që tashmë do të jenë në gjirin e familjeve të tyre. Falënderoj këtu partnerët tanë strategjikë që na mundësuan këtë operacion, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilët organizuam në mënyrë perfekte çdo detaj të këtij operacioni. Dua të siguroj të gjithë shqiptarët që ne mbetemi të vendosur për të kthyer nga këto kampe çdo shqiptar që ka mbetur aty, çdo fëmijë dhe çdo grua.

Kemi statistika të sakta të bëra nga tre operacionet e para, të cilat i kemi gjithashtu me partnerë shumë të rëndësishëm të rajonit atje, me partnerët tanë libanezë të koordinimit të shkëlqyer, Gjeneral Major Abbas Ibrahim dhe këshilltarin tonë diplomatik në Liban, Marc Ghorayeb. Me të gjitha këto lista të cilat do t’i përditësojmë akoma më tepër do të bëjmë të mundur të kthejmë çdo shqiptar që ka mbetur në këto kampe”, tha ministri Çuçi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll