Tirana
light rain
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
29 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

4 ekselentë në provimin e Gjuhës dhe Letërsisë, Ledi Shamku Shkreli: Fajtorët e vetëm për këto 4 dhjeta janë gjuhëtarët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjuhëtarja Ledi Shamku Shkreli ka komentuar provimet e maturës shtetërore, ku në provimin e Gjuhës dhe Letërsisë, vetëm 4 maturantë morën notën 10.

Ajo thotë se fajtorë për këtë situatë janë vetë gjuhëtarët pasi nuk u kanë mësuar nxënësve ta duan e ta vlerësojnë atë, duke mbështetur argumentin se gjuha është gjithçka.

albsig

Ajo zotohet se ky është viti i fundit që gjuhëtarët e lënë shkollën vetëm.

“Në emër të Institucionit tim, Akademisë së Studimeve Albanologjike, ju jap fjalën se ky është viti i fundit që gjuhëtarët e lenë shkollën vetëm. Do dimë t’ju bëjmë të dini e të doni. Keni pasionin tonë si premtim”.  

Postimi i plotë i Ledi Shamku Shkrelit:

KATËR DHJETAT E GJUHËS DHE GJUHËTARËT

E njoh arsimin aq sa për të lexuar të dhëna krahasimtare e sidomos e njoh mirë procesin shkollor formues me gjuhë e kulturë, si këtu po edhe në Europë. Jetoj mes dy botësh shkollore, pra dij se ç’them.

Kjo maturë na dha qartas pasqyrën: 4 dhjeta në provimin e Gjuhë-Letërsisë karshi 362 dhjetave në matematikë. Dëgjova me kujdes çdo argument, çdo përdorim e shpërdorim politik, çdo hakërrim apo ankim pa analizë. (Testin e studiova, është korrekt).

Ndjesë, po e keni gabim! Të gjithë. Ky hendek mes gjuhes dhe matematikës ka vetëm një palë fajtorë: nuk është fajtore as Ministria e as Shkolla! Jo! Fajorët e vetëm jemi ne Gjuhëtarët. Pooo po! Ne! Gjuhëtarët i kanë qëndruar deri me sot krejt larg edukimit shkollor. Me skeptrin e drejtshkrimit ne dore, të dashuruar si narcizë me gramatikat e veta, shpërfillës e përbuzës ndaj çdo testimi gjuhësor në vite, kanë qëndruar, kemi qëndruar si Sfinksa hijerëndë e pa gojë në tryezat tona te studimit, pa i hedhur kurrë sytë nga shkolla, madje duke e torturuar shkollën! Jam nënë e tre nxënësve, dhe kam parë sesi Gramatika e Akademisë së Shkencave, e thjeshtuar në fare pak paragrafë, u është rrasur në tekste e programe nxënësve a thua se do të dalin të gjithë gjuhëtarë së andejmi. Jemi shqetësuar vec a dini të shkruani me drejtshkrim, po nuk e kemi vrarë fare mendjen a e njihni dhe a e doni Shqipen. Kështu siç ua kemi bërë ne, kaq vetëm sa ju kemi lënë ne gjuhëtarët në rrugën e nxënies së Shqipes si kulturë e gjuhë, keni shumë të drejtë të mos e kuptoni e të mos e doni.

Ju kërkojmë ndjesë. Fajtorêt e vetëm për këto 4 të vetme dhjeta në maturë janë gjuhëtarët.

Në emër të Institucionit tim, Akademisë së Studimeve Albanologjike, ju jap fjalën se ky është viti i fundit që gjuhëtarët e lenë shkollën vetëm. Do dimë t’ju bëjmë të dini e të doni. Keni pasionin tonë si premtim.

Shqipja? Do t’ju ndriçojë zemrat dhe mendjet. Dhe madje do të rrisë edhe më dhjetat e matematikës e të çdo lende tjetër. Gjithçka është gjuhë, edhe një formulë matematike, edhe një “Të dua”.

Shihemi shpejt me lajme të reja!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img