Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

“4 ditë na ndajnë nga dita e madhe”, Lulzim Basha takim në Korçë: Ju e keni marrë vendimin, ja keni mbyllur dyert të keqes

spot_img

Lajme të ngjashëm

Teksa edhe katër ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike ka vijuar me takimet e tij elektorale dhe këtë të mërkurë ka qenë në qytetin e Korçës ku është pritur nga qindra mbështetës nën brohoritjet “Basha” dhe “Rama ik”.

Basha tha se Korça gjatë këtyre tetë viteve të qeverisjes Rama është përdorur si lodër e një njëriu që është pasuruar teksa qytetarët vuanin për bukë.  Kreu i PD-së gjithashtu përmendi dhe rrugën Qukës-Qafë Plloçë e cila ende nuk është përfunduar ndonëse, sipas tij, gjithçka u ishte lënë gati nga qeveria paraardhëse.

“Vetëm katër ditë na ndajnë nga dita e madhe e korçarëve dhe e shqiptarëve 25 prilli i ndryshimit. Do të jetë fitorja e çdo shqiptari do të jetë fitorja e qytetarisë, do të jetë fitorja e Korçës, fitorja më e thellë në historinë e shqipërisë. Tetë vite të vështira ka lënë vragat më të thella në trupin e Korçës dhe të Shqipërisë tonë.

Ky djep i arsimit i dijes i kulturës, artit, punës ky vend që ka lindur burra dhe gra që na bëjnë krenarë ndër shekuj tetë vite me rradhë është shpërdorur si të ishte oborri i lodrave të një njëriu dhe grushti njerëzish të cilët janë pasururar teksa fëmijët e korçarëve vuanin për bukë. Tetë vite dështime, tetë vite ngecje në vend, tetë vite izolim nuk mbaruan as rrugën që e gjetën gati. Qukës-Qafë Pllocë dhe bredh tani ditët e fundit duke premtuar aeroporte. Janë ditët e fundit sepse të dielë ja kthejmë Korçën korçarëve dhe Shqipërinë shqiptarëve.  Këto vite kanë shkaktuar vuajtjte të pafundme ato kanqë qenë sfida të mëdha për familjet shqiptare.

Kanë vuajtur papunësinë e shkollimin e fëmijëve të tye me dinjitet. E pra pas tetë vitesh dështime e keqja përsëri merr guximin të trokasë në dyert në portat fisnike të korçarëve. Ju them sot Korça e ka marrë vendimin, korça ja ka mbyllur dyert të keqes. Ka vendosur për ndryshimin e Shqipërisë duke votuar numrin 9”, tha kreu i PD-së.

Basha në përfundim të fjalës së tij u bëri thirrje të gjithëe qyetarëve që nëse duan ndryshimin e Shqipërisë, vende pune, ekonomi më të mirë, legalizimin e pronavre të tyre dhe rrugën e hapur drejt Europës atëherë më 25 prill të votojnë Partinë Demokratike.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img