Hapësire reklamuese

Aktualitet

39 vjeçari nga Tirana i pafat, i "digjet" skedina dhe arrestohet nga Policia

Shkruar nga Newsbomb
39 vjeçari nga Tirana i pafat, i "digjet" skedina dhe

Një 39 vjeçar nga Tirana është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia e kryeqytetit, pasi është kapur duke luajtur skedina. Siç shihet nga foto që publikon vetë Policia dhe nga verifikimi i newsbomb.al, i riu i pafat jo vetëm që ka humbur skedinën por dhe është arrestuar.

"... u arrestua në flagrancë shtetasi H. K., 39 vjeç, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, në rrugën “Ferit Xhajko”, të cilin e kishte vënë në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një aparaturë dekoder dhe një aparat celular që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit, si dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm", njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu