Hapësire reklamuese

Bota

39 kinezë të vdekur në kamion, policia angleze arreston një burrë dhe një grua (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Kamioni ku u gjetën 39 kinezët e vdekur

Policia britanike ka arrestuar një burrë dhe një grua për vdekjen e 39 refugjatëve kinezë në kamionin që i transportonte nga Irlanda drejt qytetit Essex në Angli.

Emrat e dy të ndaluarëve po mbahet e fshehtë, ndërsa policia angleze raporton se dy të arrestuarit e moshës 38-vjeçare u kapën në qytetin e Ëarringtonit në veri të Anglisë. Origjina e tyre është nga Irlanda e Veriut. 

Ndaj tyre rëndojnë akuzat e ‘’trafikut të qenieve njerëzore’’ dhe ‘’vrasjes’’.

39 viktimat u gjetën të ngrirë brenda frigoriferëve. Anglia është kthyer në një pikë të nxehtë të vërshimit të refugjatëve nga Europa Lindore, Lindja e Mesme dhe e Largët.

Sondazh

Poll