Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
3.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

“385 milionë fatura në Arbitrazh”, Rama i përgjigjet Tabakut: Keni ulur nivelin duke folur budallallëqe, marifetçiu s’ka marrë asnjë qindarkë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës se qeveria shqiptare ka për të paguar një faturë prej 385 milionë euro për çështjet e humbura në Arbitrazh.

Rama tha se një faturë e tillë nuk ekziston, ndrsa duke iu referuar biznesmenit italian Francesco Beccheti si “marifetçi”, kreu i qeverisë tha se ai s’ka marrë asnjë qindarkë dhe se përballja ligjore mes tij dhe shtetit shqiptar vijon.

Pjesë nga fjala e Ramës në Parlament:

Keni ulur nivelin e komunikimit duke folur për budallallëqe, minimumi shifrat dhe faktet kërkojnë konsensus, interpretimet pastaj janë tjetër. Këtu e mora fjalën se dëgjoba një shifër nga ato që ju prodhoni, 380 milionë euro fatura arbitrazhi. Ku është, nëse ju do na e tregoni faturën faktike, jo hamëndje, atëherë hajde ta diskutojmë. Por ju nuk mund ti thoni parlamentit dhe publikut që ka një faturë 380 milionë euro që qeveria po e paguan.

Bashkarisht keni lajmëruar se po paguhet një marifetçi i madh si ai që e përdorët edhe për të çoroditur njerëzit përpara zgjedhjeve, zero asnjë qindarkë nuk i është paguar. Por ndërkohë ballafaqimi vazhdon, vazhdon në çdo hapësirë ku ka mundësi të zhvillohet një ballafaqim legal. Keqardhje për këtë zonja Tabaku se ju edhe lexoni shumë dhe mbani shënime. Të flasësh për 380 milionë euro që në fakt nuk ekzistojnë është pak e sikletshme.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img