Hapësire reklamuese

Aktualitet

38-vjeçari në Tiranë kanos me armë infermieren, ja çfarë i gjeti policia në banesë

Shkruar nga Newsbomb
38-vjeçari në Tiranë kanos me armë infermieren, ja

Një 38-vjeçar ka kanosur me anë të një pistolete zhurmuese infermierin e spitalit në Tiranë.

Policia njofton se 38-vjeçari vuan nga probleme mendore (skizofreni) dhe në ambientet e spitalit ka kanosur me anë të një pistolete zhurmuese infermierin e spitalit.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. L, 38 vjeç, i cili vuan nga problemet e shendetit mendor (skizofreni) pasi  në ambientet e spitalit ka kanosur me anë të një pistolete zhurmuese infermierin e spitalit.

Ne vijueshmësi të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 2 pistoleta (njëra zhurmuse dhe tjetra çakmak) një sasi fishekësh të ngjashëm me ato zhurmues si dhe disa veshje si ato të Policisë”njofton policia.

Në pranga ka rëne edhe R. K, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Vihen në pranga 10 shtetas dhe procedohet një shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me DVP Lezhë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. J, 57 vjeç, pasi me datë 26.10.2021 dhe 27.10.2021 ka vjedhur portofolat e shtetasve Sh. L dhe E. M. Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor dhe i 4 vjedhjesh banesash në Kavajë.

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K, 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. L, 53 vjeç, pasi u kap nga sherbimet e Qarkullimit Rrugor duke drejtuar mjetin me leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë ndalimin e shtetasit D. R, 24 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi me datë 27.10.2021, ka vjedhur motomjetin e shtetasit Xh.K.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur me iniciale O. M, 16 vjeç, pasi i ka vjedhur telefonin shtetasit Xh. Sh. Nga veprimet ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i 6 vjedhjeve të tjera(vjedhje dyqani, portofoli, një shumë parash në një biznes, të një varse floriri dhe dy aparate celular).

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. H, 69 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimi në flagrancë të shtetasve:

I. F, 50 vjeç, A. K, 47 vjeç dhe N. Th, 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. L, 38 vjeç, i cili vuan nga problemet e shendetit mendor(skizofreni) pasi  në ambientet e spitalit ka kanosur me anë të një pistolete zhurmuese infermierin e spitalit.  Ne vijueshmësi të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 2 pistoleta (njëra zhurmuse dhe tjetra çakmak) një sasi fishekësh të ngjashëm me ato zhurmues si dhe disa veshje si ato të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu