Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Aktualitet

38-vjeçari në Sarandë mbytet në kanalin e hidrocentralit

Shkruar nga Newsbomb
38-vjeçari në Sarandë mbytet në kanalin e hidrocentralit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhu pasditen e kësaj të enjte në qytetin e Sarandës. Sipas informacioneve paraprake të bëra me dije nga policia e qytetit bregdetar mësohet se 38-vjeçar është mbytur aksidentalisht në kanalin e hidrocentralit “Bistrica2”.

Mësohet se shtetasi A.M, banues në Sarandë, sipas deklarimeve të familjarëve vuante nga problemet e shëndetit mendor dhe se prej disa orësh ishte larguar nga banesa.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në kanalin e hidrocentralit “Bistrica 2”, shtetasi A. M., 38 vjeç, banues në Sarandë. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, para disa orësh.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese